Gaza, Qeveria shqiptare bën thirrje për qetësi
Ministria e Punëve të Jashtme publikoi sot nje deklaratë për shtyp ku shprehet e shqetësuar për konfliktin në Gaza pas së cilës mbi 200 qytetarë gjetën vdekjen dhe qindra të tjerë u plagosën. Qeveria shqiptare u bën thirrje palëve për qetësi
TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë është shprehur sot e shqetësuar për situatën ne Gaza dhe u bën thirrje palëve në konflikt për qetesi dhe arsye. Ministria e Punëve të Jashtme publikoi sot nje deklaratë për shtyp ku shprehet e shqetësuar për konfliktin në Gaza pas së cilës mbi 200 qytetarë gjetën vdekjen dhe qindra të tjerë u plagosën. Qeveria shqiptare u bën thirrje palëve për qetësi dhe arsye duke shprehur bindjen se palët në konflikt do të dinë të përmbahen duke iu kthyer bisedimeve dypalëshe si e vetmja rrugë në stabilizimin e situatës në të mirë të dy popujve dhe gjithë rajonit në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë aeroplanat luftarakë izraelitë kanë vazhduar të godasin zona të Hamasit në Rripin e Gazës edhe gjatë ditës së sotme. Nga këto sulme dje dhe sot u vranë së paku 270 vetë. Hamasi është përgjigjur me hedhjen e raketave brenda territorit të Izraelit.
Izraeli sot ka tërhequr vërejtjen se mund t'i dërgojë trupat tokësore në Gazë, duke thënë se po i përgjigjej përshkallëzimit nga sulmet me predha nga Gaza dhe se do të "bombardojë sa të jetë e nevojshme".
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime serioze për shkallzimin e situatës në Gazë dhe i ka ftuar izraelitët dhe palestinezët që menjëherë ta ndalin dhunën.
Papa Benedikti i 16-të, e ka dënuar dhunën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe ka kërkuar që ata, që janë të involvuar në "situatën tragjike në Lindjen e Mesme", të angazhohen për humanitet dhe urtësi.
Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kërkoi nga shtetet myslimane, që ta dënojnë Izraelin dhe të shprehin mospajtim për heshtjen e disa liderëve arabë ndaj sulmeve vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.
Afro 20 mijë njerëz në disa qytete të Egjiptit kanë protestuar kundër vrasjes së palestinezëve.
Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Mosul të Irakut, por ato u ndërprenë në çastin kur një sulmues vetëvrasës me bombë e vrau veten duke shkaktuar 20 të vdekur.
(d.b/BalkanWeb)