E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, palestinezët sulmojnë Ban Ki-moonin

Shumica e protestuesve ishin të afërm të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, dhe thanë se janë të zemëruar ngase Ban refuzoi t’i takonte. Ata donin të diskutonin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së lidhur me situatën e të burgosurve.

Shumë syresh e gjuajtën makinën e tij me këpucë e shumë të tjerë mbanin në duar banderola ku shkruhej “Mjaft anësisë për Izraelin”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon viziton rajonin në përpjekje për të t’i shtyrë palët të rifillojnë negociatat e ngecura të paqes.

Negociatat për një zgjidhje me dy shtete dështuan në fund të vitit 2010 pasi izraelitët nuk pranuan në ndalonin ndërtimin e vendbanimeve.
/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-02-02 12:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›