E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca heton mbytjen e “Costa Concordia”-s

Në borin e anijes me më shumë se 4200 pasagjerë ishin edhe 450 francezë. Si pasojë e mbytjes së saj, katër francezë kanë vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Prokurorët thanë se do të marrin në pyetje të mbijetuarit “për të përcaktuar rrethanat e mbytjes së anijes dhe kushtet e evakuimit e shpëtimit”.

Zyra e Prokurorit të Parisit tha me anë të një komunikate se rojat bregdetare franceze do të duhet të vlerësojnë lëndimin fizik dhe ndikimin psikologjik që ky incident ka pasur mbi pasagjerët”.

Prokurorët është dashur të mbledhin të gjitha ankesat e pasagjerëve francezë, numri i të cilave nuk dihet./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-02 13:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›