Gaza rakete sovietike drejt Izraelit
Nje rakete me rreze te gjate veprimi eshte qelluar nga Gaza drejt Izraelit. Lajmin e ka bere te ditur ushtria izraelite. Raketa ra prane qytetit te Ofakimit per fat te mire pa shkaktuar viktima.
Sulmi me nje rakete te tipit Grad eshte i pari i ketij lloji qe kryhet pas shume muajsh.
Ushtaraket izraelite kane deklaruar gjithashtu se nje tjeter rakete e tipit Kasam dhe kater mortaja u qelluan nga Gaza diten e djeshme.
Nderkohe nje sulm i forcave ajrore izraelite i kryer te merkuren vrau dy anetare te Ushtrise se Islamit nje grup militantesh palestineze.
Raketa e tipit Grad e cila ka nje projektim sovietik ka nje rreze veprimi prej 40 kilometrash pothuajse dyfishi i distances qe mund te pershkojne raketat Kasam qe perdoren kryesisht nga militantet palestineze ne Gaza.