E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valixhja e dyshimte test sigurie

Pakoja e dyshimte e zbuluar ne Namibi dhe qe permes avionit do te dergohej ne Gjermani ishte nje imitim i bere per te testuar sigurine.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere i cili ka deklaruar se pas hetimeve paraprake eshte arritur ne perfundimin se behej fjale vetem per nje test.

Ai ka nenvizuar se ne valixhe nuk kishte asnje lende shperthyese dhe se ajo nuk ka qene ne asnje moment e rrezikshme per pasagjeret e avionit.

Valixhja u gjet ne aeroportin e Uindhoekut kryeqyteti i Namibise duke bere qe te jepej nje alarm nderkombetar sigurie.

Ministri De Maiziere nuk tha se kush e ka kryer testin e sigurise por shtoi vetem se agjentet gjermane po vijojne hetimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›