E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi kriza ekonomike shtohen vetevrasjet

Nje 27 vjecar i dha fund jetes ne nje fshat ne Ishullin e Kretes sepse nuk gjente pune.Lajmi trondites behet publik prej burimeve lokale nga Ishulli i Kretes.

Ngjarja ndodhi ne zonen Qersonisos nje prej zonave me te prekura prej krizes ne ishullin e Kretes.Kjo zone siguron jetesen kryesisht me turizem dhe bujqesisektore keta qe jane prekur rende prej recesionit te tre viteve te fundit. Prinderit e gjeten 27 vjecarin ne dhomen e gjumit me nje plumb ne koke.

Prane trupit gjendjej nje leter ku 27 vjecari shpjegonte se arriti ne veteflijohet sepse ishte e pa mundur te gjente pune per shkak te krizes ekonomike qe ka pllakosur Greqine.

Tre dite me pare edhe nje biznesmen i dha fund jetes per shkak te borxheve ne te njejten zone te Kretesndersa mjeket psikologe thone se eshte rritur ndjeshem edhe numri i personave qe tentojne ti japin fund jetes per arsye ekonomike. Rastet e vetevrasjeve jane shtuar ndjeshem gjate vitit te fundit .

Kryesisht veteflijimi konsiderohet si rruga e vetme per tu perballur me situaten e keqe ekonomike dhe izolimin social per aresye ekonomike.

Situata paraqitet alarmante ne shume zona te vendit kryesisht ne Selanik Pelopones dhe Kalkidha ku sigurimi i jeteses eshte bere edhe me i veshtire qe prej fillimit te krizes ekonomike.Kjo pasqyrohet ne numrin e larte te vetevrasjeve i cili eshte rritur me 20 gjate vitit te fundit.

Mjeket psikologe tundin kembanat e alarmit pasi sic thone perkeqesimi i situates ekonomike qe ka pllakosur Greqine pritet ti shtoje edhe me shume rastet e vetevrasjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›