Gazë, numri i të vdekurve arrin në 11

Një raketë tokë-ajër la të vdekur Ahmed Jaafarin, kreun e operacioneve ushtarake të Hamasit, në një sulm në shënjestër të cilit mendohet se ishte pikërisht shefi ushtarak i grupimit radikal. Dhe ndërsa Izraeli dislokon qindra trupa në Jug, krahu i armatosur i Hamasit paralajmëroi: "Ky sulm hapi portat e ferrit."
Izraeli megjithatë shprehet i vendosur për të rritur ofensivën, pa përjashtuar përfshirjen e trupave tokësore. Vrasja e Ahmed al-Jaafari, pesëdhjetë e dy vjeç pritet të ketë reperkusione të gjera. Një ndër personat më popullorë në Rripin e Gazës ishte pikërisht ai që u përfshi në negociatat pas rrëmbimit të ushtarit izraelit Gilad Shalit, lëshuar në vitin 2011, pas pesë vitesh e në këmbim të 1 mijë të burgosurve palestinezë./kosovapress/