E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miccoli lejon skadimin e kontratës

Fabrizio Miccoli ka thënë se nuk do të marrë vendim për të ardhmen e tij deri në skadimin e kontratës së tij në Palermo. Ylli i skuadrës siciliane ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e qëndrimit të klub. Por, palët nuk kanë arritur marrëveshje.

“Kontrata ime do të skadojë e më pas do të vendosi. Nuk ka ende asnjë risi për të treguar. E falënderoj drejtorin Pietro Lo Monaco për fjalët e mira që tha për mua. Por, kështu siç qëndrojnë gjërat tani, vendimi im do të merret në gusht, vetëm atëherë do të di se çka do të bëj në vazhdim”, deklaroi Miccoli i cili iu bashkua Palermos më 2007 nga Benfica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›