E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilaçet, PS: Mungesë vizioni

Tiranë -Problemi i furnizimit me ilaçe për spitalet ishin në fokusit të konferencës të nënsekretarit për Programin në Partinë Socialiste Ilir Beqja. Ai ka denoncuar mungesën e ilaçeve, duke akuzuar Ministren e Shëndetësisë për zhvillimin e tenderit të barnave, vetëm në muajit qershor, që sipas kësaj partie bëhet për shkak të zgjedhjeve.

“Ka 45 muaj që shqiptarëve u kërkohet të mos sëmuren derisa të mbarojnë tenderat. Janë ndërruar ministrat, por nuk është rregulluar asgjë. Edhe kur ministri ka qenë politikan, edhe kur ka qenë profesionist i mjekësisë. Edhe kur ka qenë i mandatuar nga Partia Demokratike, edhe kur ka qenë i mandatuar nga partitë aleate me PD”-nënvizoi Beqja.

Sipas tij, kjo situatë tregon për mungesën e vizionit të kësaj qeverie për të reformuar shëndetësinë.“Problemi është mungesa e instrumentit të duhur politik, pra e programit. Këtyre problemeve i shtohet edhe paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kryeministrit të vendit”-vijoi më tej Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›