E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari David Ensor do te jete drejtori i Zerit te Amerikes

Bordi i Governatoreve te Transmetimeve ne Shtetet e Bashkuara emeroi gazetarin veteran David Ensor ne postin e drejtorit te Zerit te Amerikes.

Kryetari i ketij Bordi Walter Isaacson tha me ane te nje deklarate sot se kryengritjet per demokraci gjate 2 muajve te fundit  kane treguar rendesine e madhe te qarkullimit te lire  te informacionit te besueshem tek njerezit ane e mbane botes.

Ai tha se Zoti Ensor eshte i pershtatetshem ne menyre te vecante per te udhehequr Zerin e Amerikes ne permbushjen e misionit te agjencise ne realizimin e nje gazetarie me nivel te larte dhe njekohesisht nje prezantim te qarte per Ameriken dhe polikat e saj.

David Ensor ka punuar si gazetar per me teper se 30 vjet duke mbuluar kryesisht problemet e jashtme. Ai ka punuar per rrjetet radiofonike dhe televizive ABC News CNN si dhe per Radion Kombetare Publike ne Washington.

David Ensor do te filloje punen si Drejtor i Zerit te Amerikes ne qershor. Tani eshte drejtor per komunikime dhe diplomacine publike ne Ambasaden Amerikane ne Kabul. Ai do te zevendesoje zotin Danforth Austin i cili ka qene Drejtor i Zerit te Amerikes qe nga Tetori i vitit 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›