Siguria kombetare ne SHBA nje dekade pas sulmeve te 11 shtatorit

Ish drejtues te nje komisioni te krijuar per te shqyrtuar sigurine kombetare pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit kunder Shteteve te Bashkuara thone se vendi ende ka dobesi perballe sulmeve te Al Kaides ose grupeve te tjera terroriste thuajse 1 dekade me vone nga 11 shtatori i vitit 2001.
Sulmet terroriste te 11 shtatorit ndryshuan Ameriken pergjithmone duke pasur nje ndikim te thelle ne jeten e perditshme ne qeveri dhe ne sektorin privat.
Demi ekonomik nga sulmet ishte i rende madje shuma te medha parash te taksapaguesve jane shpenzuar per ta mbajtur Ameriken te sigurte. Ekspertet thone se ndersa nje sulm shkaterrimtar si ai i 11 shtatorit 2001 ka pak te ngjare te ndodh serish kercenimi tani eshte me kompleks dhe i ndryshem se ne cdo kohe tjeter gjate dekades se fundit.
Ne pjesen e pare te seancave degjimore te Kongresit amerikan per te rishqyrtuar pergjigjen ndaj sulmeve ish kryetari i komisionit te 11 shtatorit Thomas Kean tha se ka te ngjare te kete sulme terroriste ne te ardhme.
Al Qaida dhe aleatet e tyre vazhdojne te kene qellimin dhe shtrirjen per te vrare dhjetra ose edhe qindra amerikane dhe ta bejne kete ne nje sulm te vetem. Ekziston nje rrezik i madh per sulme te tilla por ne besojme se ato do te jene me te vogla.
Ne dekaden e kaluar Shtetet e Bashkuara kane permiresuar gjeresisht sigurine neper aeroporte dhe porte dhe kufijte kombetare po ruhen me me shume agjente qe perdorin teknologjine e re. Me shume se 20 agjenci qeveritare te ndryshme pergjegjese per nderhyrjen ne rast fatkeqesish jane perfshire ne Departamentin e Sigurise Kombetare dhe nje Qender Kombetare Kunder Terrorizmit eshte krijuar per te mbrojtur parandaluar dhe nderprere aktivitetin terrorist.
Adminstrata Obama ka filluar nje nisme te madhe per te siguruar materialet berthamore nje levizje per te cilen ish zevendes kryetarin e Komisonit te 11 shtatorit Lee Hamilton tha se duhet te jete perparesia kryesore e vendit.
Zoterimi i materialeve berthamore dhe aftesia per ti perdorur ato dhe per ti hedhur ne ere eshte shume me i madh se cmendohet nga njerezit ne pergjithesi.
Ish udheheqes te Komisonit per 11 shtatorin thone se Shtete e Bashkuara jane me te pergatitura per te parandaluar sulme si ato ne Pentagon dhe ne Qendren Boterore te Tregtise ne New York megjithate ka ende boshlleqe ne sigurine e Amerikes qe kerkojne vemendje te menjehershme.