E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Fushata elektorale per zgjedhjet e 8 majit shoqerohet me incidente

Ne Shqiperi nje shperthim eksplozivi ndodhi sot ne oret e para ne banesen e kandidatit te partise socialiste per njesine bashkiake numer 7 ne Tirane Erjon Koka. Nga shperthimi pati vetem deme materiale. Kandidati Koka u shpreh se sipas tij te vetmet motive te ngjarjes jane ato me sfond politik. Rivali i tij qe kandidon per te djathten i telefonoi zotit Koka duke i shprehur solidaritet dhe duke denuar me ashpersi ngjarjen. Nga ana e tij edhe presidenti Bamir Topi nga Vlora duke komentuar zhvillimet politike dhe fushaten per zgjedhjet vendore beri thirje qe te gjitha forcat politike te distancohen nga aktet e dhunes dhe retorika kercenuese nderkohe qe kerkoi hetim te cdo rasti dhe venien perpara drejtesise te autoreve

Kishin kaluar fare pak ore nga mesnata kur ne pragun e deres se baneses se kandidatit socialist ne njesine bashkiake numer 7 ne Tirane Erion Koka shpertheu nje sasi eksplozivi. Pervec panikut te kuptueshem jo vetem ne familjen Koka por edhe te banoret e shkalles se pallatit ku ai jetonte nga shperthimi u shkaktuan vetem deme materiale. Vete kandidati Koka nuk di te jap tjeter shpjegim vecse motiveve qe sipas tij lidhen me kete fushate elektorale. Asnje motiv zyrtar nuk eshte dhene nga policia e cile mberriti menjehere ne vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shperthimin.

Nderkaq nga stafi elektoral i kundershtarit te tij te djathte Krenar Alimehmeti ngjarja u denua me force. Zoti Mehmeti i telefonoi rivalit te tij per ti shprehur solidaritetin duke kerkuar njekohesisht qe policia te zbardhe menjehere ngjarjen.

Fushata elektorale per zgjedhjet e 8 majit eshte shoqeruar me disa incidente radhazi qe ne nisje te saj ndersa ne fundjave u regjistrua ne tjeter perplasje mes simpatizanteve te te dy kraheve serish ne Kamez ku mbeti i plagosur nje polic bashkiak. Ne Pogradec pati nje shperthim eksplozivi prane baneses se nje perfaqesuesi te shtabit zgjedhor te kandidatit socialist per bashkine e qytetit. Ai akuzoi mbeshtetesit e Lsi te cilet me pas e hodhen poshte menjehere akuzen. Ndersa policia tha se po hetonte edhe pista te tjera qe mund te lidheshin me ceshtje personale te pjestareve te tjere te familjes.

Gjate gjithe kesaj kohe perfaqesuese te rendesishem nderkombetar apo edhe vete kryeministri Sali Berisha kane bere thirrje mbeshtetesve te partive politike te shmangin aktet e dhunes. Sot serish nga Vlora presidenti Bamir Topi beri thirrje qe partite te distancohen qarte dhe menjehere nga aktet e dhunes dhe retorika kercenuese ndaj cdo incidenti provokues dhe dekurajues te ndermarre nga kandidatet apo mbeshtetesit e tyre. Ai u kerkoi organeve te zbatimit te ligjit te hetojne ne cdo rast dhe te vendosin perpara drejtesise cdo individ zyrtar apo qytetar tjeter qe abuzon ne forma te ndryshme me ligjin tha presidenti Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›