E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari i TCH pengohet në kufirin grek. Policia greke: Përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Policia greke ndaloi gazetarin e Top-Channel, Marin Mema, në pikën kufitare të Qafë-Botës, veprim i justifikuar nepermjet paraqitjes se nje vendimi që e cilëson atë si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të vendit fqinj. 

Ngjarja u verifikua në orët e mesditës të së dielës. Gazetarit Mema iu njoftua gjithashtu se atij i është hequr përjetësisht e drejta për të kaluar kufirin shqiptaro-grek.

Masa merret pas filmimeve për çamët dhe shqiptarët në Greqi, të realizuar pak ditë më parë nga Mema në kuadrin e ciklit të reportazheve te Shqipërisë Tjetër.

Të njëjtën masë drastike, autoritetet greke ndërmorrën disa muaj më parë edhe ndaj gjyqtarëve që dhanë dënimin për kreun e organizatës Omonia në Korçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›