E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijtë detarë, Panariti: Rinegocim, ose kërkesë në Gjykatën e Arbitrazhit

Çështja e marrëveshjes se kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është ende pezull, pasi gjykata kushtetuese e rrezoi si anti-ligjore. Ndërkohë qe opozita kërkon ta përfshije zgjidhjen e saj, përmes referendumit popullor, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti thotë për Vizion Plus, se mundësitë e finalizimit te saj mbeten te hapura. Sipas Panaritit, për kufijtë ose do të ketë rinegocime me Greqinë, ose çështja do të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e mëparshme.

Shume faktorë politike dhe te shoqërisë civile kane kërkuar me shume transparence për rinegociimin e marrëveshjes. Aleanca Kuq e Zi, me një gjest simbolik vendosi edhe shenjat e kufirit, duke denoncuar shitjen e hapësirës shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›