E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari iranianmerr çmimin "Heroi Lirisë së Shtypit Botëror”

VJENë- "Hero i Lirisë së Shtypit Botëror”, ky është çmimi me të cilin Instituti Ndërkombëtar i Medias në Vjenë, ka nderuar gazetarin dhe disidentin e njohur iranian, Akbar Ganji.

Akbar Ganji është shpallur qytetar nderi në shumë qytete evropianeve, ndërsa nuk i mungojnë edhe cmimet e tjera të fituara për punën e tij, përfshirë “çmimin e Lirisë” nga Shoqata Botërore e Gazetave Penartë; çmimin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut etj.

Ka lindur më 31 janar 1960 në provincën iraniane të Qazvin, njihej si disident politik i Iranit dhe një gazetar popullor pro-demokratik që ka kaluar rregullisht "vijat e kuqe" të shtypit. Ai publikoi një seri tregimesh mbi vrasjen e autorëve disidentë të njohur si “Vrasjet zinxhir të Iranit”.

Ganji kaloi gjashtë vite në burgjet iraniane pas një serie artikujsh që lidhnin qeverinë me vrasjet e intelektualëve dhe disidentëve në vitet '80-të e '90-të. Ai doli nga burgu në vitin 2006 dhe menjëherë u largua nga vendi. Në kohën kur ishte në burg nuk munguan thirrjet e tij, që vendi të ndryshonte regjimin politik.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›