E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyshi denonconnë News 24 zhdukjene nipit: E rrëmbeu i ati

POGRADEC- Një gjysh nga Pogradeci ka denoncuar në redaksinë e News 24 se ish-bashkëshorti i vajzës së tij ka rrëmbyer të birin, që ndodhej në kujdestarinë e të ëmës. Nigaraq Vani deklaroi se vajza e tij, e cila prej vitesh jeton në Angli është e divorcuar nga bashkëshorti dhe fëmijët janë nën kujdestarinë e saj.

Emilio Amolli, nipi 9-vjecar i cili kishte ardhur për të kaluar pushimet me gjyshërit e tij, në qytetin e Pogradecit është rrëmbyer nga i ati dhe prej 6 ditësh gjyshërit nuk kanë asnjë lajm për të. Ata shprehen të shqetësuar pasi fëmija vuan nga hepilepsia dhe ka nevojë për medikamente dhe kujdes shëndetësor. Sipas tyre Emilio është rrëmbyer me qëllim për të përfituar marrjen e vizës në shtetin anglez, ndërkohë që 67-vjecari shprehet se kishe marrë kërcënime nga i ati dhe ish-dhëndëri i tij.

Emilio Amolli që është me nënshtetësi angleze do të fluturonte drejt Londrës, tek nëna e tij më 7 gusht, pasi ky ishte afati i fundit që ishte përcaktuar për largimin e tij nga Shqipëria. I shqetësuar nga kjo ngjarje gjyshi i nipit 9-vjecar u bën thirrje autoriteteve përkatëse për tu dhënë fund këtyre veprimeve të shëmtuara, të cilat dëmtojnë shëndetin e Emilios dhe për ta kthyer atë sa më parë në shtetin ku ka lindur dhe ku jeton.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›