Gazetat, 60% të lexuesve në qytete
Mediat e shkruara e kanë pjesën më të madhe të lexuesve në qytete. Sipas studimit demografik shëndetësor, të rinjtë janë më të predispozuar të jenë të ekspozuar apo të ndjekin median. Diferenca ka edhe mes zonave rurale dhe urbane. Në këto të fundit tipat e ndryshëm të mediave ndiqen më shumë. Meshkujt ndjekin më shumë TV. Janë 35% e meshkujve kundrejt 21% e femrave që janë të ekspozuar ndaj tre tipave kryesorë të mediave (TV, radio, mediat e printuara). Televizioni ndiqet më shumë nga të gjitha grupmoshat, i pasuar nga gazetat dhe radio. Gazetat lexohen më shumë në zonat urbane, ku pranojnë se artikujt i ndjekin disa herë në javë rreth 60% e të anketuarve. Më shumë lexues gazetat dhe revistat kanë në Tiranë, me 635 e të anketuarve. Grupmosha që i lexon më shumë është 45-49 vjeç.