Gazetat belge rishfaqen në Google
BRUKSEL – Google ka vendosur të lejojë faqet web të gazetave belge të rishfaqen në motorin e kërkimit.
Gjigandi i internetit i kishte eliminuar gazetat belge nga motori tij i kërkimit, prej asaj që ato e quajtën një hakmarrje për fitoren e tyer në gjyqin mbi të drejtat e autorit. Cështja ligjore kishte filluar në vitin 2006 kur gazetat belge denoncuan Google si shkelës të së drejtave të autorit, sepse kishte publikuar në "Google News" lajme të marra prej tyre.
Gjyqi u fitua nga gazetat belge dhe u vendos të hiqeshin artikujt e tyre nga "Google News". Pas vendimit të gjykatës, Google përvec artikujve vendosi të hiqte nga rezultatet e kërkimit në motorin e tij gjithcka që i përkiste atyre gazetave. “Nuk donim të eliminonim gazetat nga rezultatet e kërkimit, por vendosëm të respektonim vendimin e gjykatës dhe nën këshill të avokatëve tanë vendosëm të vepronim në mënyrë të tillë”. - Deklaruan nga Google.
Të hënën me kërkesë të gazetave Google vendosi ti rishfaqte ato në rezultatet e kërkimit. “Jemi gjithmonë të disponueshëm të bashkëpunojmë me gazetat”. - Thanë drejtuesit e Google.
(a.h/BalkanWeb)