Një webcam kundra korrupsionit
Oommen Chandy, 67 vjec, është kryeministri i shtetit të Kerala, në jug të Indisë. Ai ka vendosur të luftojë korrupsionin duke vendosur në rrjet 24 orë në 24 imazhet e zyrës së tij.
Idea është ti lejoji qytetarëve të tij të kontrollojnë në cdo moment të ditës aktivitetin e tij dhe të nëpunësve të zyrës, me shpresën që duke ditur se janë të observuar nuk do të kryejnë akte të jashtëligjshme.
“Në vend që të luftojmë korrupsionin në mënyrë të drejtpërdrejtë, mendoj se duhet të krijohet një atmosferë në të cilën gjithcka është transparente. Qytetarët duhet të dinë gjithcka”. - Ka thënë Chandy.
Ditën e parë të eksperimentit faqja ka pasur 100 mijë vizitorë dhe ditët vijuese trafiku ka ngelur shumë i lartë.
Imazhet kanë teguar mbledhjet me stafin dhe takimet me politikan dhe biznesmen, por pa audio. Sipas Chandy-t, duhet të mbahet një minimum privatësie, në mënyrë që të evitohet që bashkëbiseduesit e tij të ndihen të limituar nga prania e kamerave.
(a.h/BalkanWeb)