E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësi, molekula parahistorike ‘faji' që evropianët janë obezë

SKOCI- Pa një molekulë në tru, paraardhësit e evropianëve modernë nuk do t'i kishin mbijetuar periudhës së akullnajave, ndërkohë që ky gjen u identifikua nga hulumtuesit në Universitetin e Aberdinit në Skoci.

"Kjo është arsyeja pse perëndimorët sot janë të uritur për ushqime energjike në muajt e dimrit",- deklaroi Alasdair McKenzie, autor i studimit.

Truri ndikon në zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme të tilla si produktet e qumështit dhe të alkoolit dhe, nga frika se mos nuk i reziston klimës së ashpër, është programi gjenetik ai që bën përzgjedhjen.

Shkencëtarët kanë zbuluar se në radhët e aziatikëve kjo formulë funksionon më pak.

"Kjo është edhe arsyeja pse obeziteti në radhët e evropianëve është më i përhapur, për shkak se truri ynë punon ende sikur ne do të jetojmë deri në 30-40 vjeç",- ka shpjegua studiuesi.
(e.m/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›