E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazi, kompania serbe shkrihet me "Gazprom"

Kompania shtetërore e gazit në Serbi dhe Gazpromi rus raportohet se planifikojnë të formojnë kompani të përbashkët në 17 nëntor për të ndërtuar pjesën serbe të gazpërcjellësit "Rryma e Jugut".
Drejtuesi i Srbijagas Dushan Bajatoviç ka thënë se Gazpromi do të ketë 51 % të aksioneve në kompaninë e re, kurse Srbijagas 49 %.
Gazsjellësi në vlerë prej 20 miliarda euro duhet të kompletohet deri në vitin 2015. Ai do të kalojë nga Rusia nën Detin e Zi nëpër Bullgari, Serbi dhe Hungari, përpara se të degëzohet në Evropën Perëndimore.
Pjesa nëpër Serbi do të jetë e gjatë 450 km, me kapacitet prej të paktën 20 miliarda metër kub gaz natyror.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›