E Shtunë, 31 Tetor 2026

20-vjetori i rrëzimit të Murit të Berlinit, Kryeministri Thaçi uron Merkelin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram kancelares gjermane, Angela Merkel, me rastin e 20-vjetori të rënies së Murit të Berlinit.
"Kam nderin dhe privilegjin që në emër të qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim, t'ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit" thekson Thaçi duke shtuar se ngjarja e madhe dhe historike e rënies së Murit të Berlinit, shënon rënien e komunizmit dhe përfundimin e epokës së Luftës së Ftohtë e të konfrontimeve.
Më tej Thaçi thekson se "fryma e avancimit të vlerave të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit, me të cilën identifikohet periudha pas rënies së Murit të Berlinit, ka qenë, është dhe do të mbetet përkushtimi kryesor i qeverisë së Kosovës dhe i të gjitha institucioneve tona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›