Gazi natyror, ligj i ri
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka hartuar nje projektligj "Per sektorin e gazit natyror", bene te ditur dje per ATSH-ne burime zyrtare te kesaj ministrie. Hartimi i ketij projektligji, sipas burimeve te mesiperme, qe deri tani ka munguar, lidhet me nje nga sektoret kryesore, sic eshte energjia dhe synon rregullimin e plote ligjor ne nje treg, qe pritet te kete zhvillime te shpejta. Nje draft i tille specifik, sipas burimeve te ministrise, pervec dobise qe do te sjelle ne rritjen e perdorimit te gazit natyror per konsumatoret shqiptare, eshte dhe detyrim qe rrjedh nga Karta e Energjise si dhe Direktivat e BE-se ne kuader te MSA-se. Interesimi nga Qeveria shqiptare si dhe investitore te ndryshem per perfshirjen e vendit ne rrjetet nderkombetare te gazit natyror, e bene te nevojshme hartimin e nje kuadri te plote ligjor ne fushen e gazit natyror, bene te ditur burimet e mesiperme te METE.