Gazmend Oketa: Jo takim kokë më kokë me Ramën
TIRANE - Kreu i grupit nismëtar të partisë “Fryma e Re Demokratike”, Gazmend Oketa deklaroi dje se vota e tij në Parlament “nuk do ta fundosë” këtë mazhorancë, as për çështjen e Presidentit dhe as për momente të tjera me rëndësi për vendin. Në një intervistë të dhënë dje për Ora News ai tha se FRD nuk do ta rrezikojë shumicën qeverisëse përtej dëshirës së mirë për të siguruar një President konsensual.
“Sa herë votoj mendoj nga do të shkojë vota ime, primare kam interesat e vendit, nuk do të ketë nevojë për një raund me 71 vota. Është në të mirë të vendit për të treguar se integrimi në BE nuk është demagogji. Besoj se do të zgjidhet më me shumë se 84. Por sa herë vota ime do jetë e një rast i tillë mazhoranca nuk do të rrezikohet prej meje”, tha ai.
Në funksion të qëndrimit të tij për këtë çështje, Oketa ka përjashtuar ndërkohë çdo takim kokë me kokë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai argumentoi se produkt të këtyre takimeve s’mund të jenë gjë tjetër veçse pazaret politike.
“Do doja të shmangim diskutimet mbi emrat, së pari duhet ndërtuar një proces. Në 2012 fatkeqësisht klasës politike shqiptare duhet t’i tregojnë ndërkombëtarët se ç`hapa duhet të ndjekin. Pas 22 vitesh politika shqiptare vazhdon të funksionojë në klimë tensioni. Nuk besoj që zgjedhja e tij nuk do të bëjë ndonjë kthesë të madhe në ndryshimin e situatës në vend. Kam një mungesë besimi, edhe në se zgjidhet me konsensus do duhet një marrëveshje më e gjerë, së pari është Kodi Zgjedhor që do të zgjidhte një problem më të madh, për të krijuar një klimë të re. Qëndrimi i FRD-së do të jetë në funksin të një zgjidhje sa më konsensuale dhe gjithpërfshirëse. Nuk shoh ndonjë gjë të keqe lidhur me takimet për këtë çështje. Do t’i përgjigjesha ftesës së Ramës nëse tryeza do të organizohej me të gjithë aktorët politikë që u është adresuar kjo ftesë, jo në takime dypalëshe. Pasi më tepër se në funksion të procesit tingëllojnë si telenovela tradicionale pazaresh politike”, - deklaroi Oketa. Ndërkohë duke folur për anëtarësimet e reja në FRD ai tha se ka sinjale për shkëputje deputetësh nga rradhët e Partisë Demokratike.
“Është i mirëpritur çdo deputet i PD-së, por me kushtin që të pranojë moralin politik. Ne nuk po bëjmë pazare, lashë karrigen e pushtetit dhe përfaqësova një forcë që nuk bën pazare politike. Ka kolegë që ndajnë të njëjtin mendim dhe qëndrime, por vendimarrja ju takon atyre, për të bërë reformimin e së djathtës. Ndërkohë është herët për deklaruar koalicionet. Do t’u qëndrojmë strikt parimeve që kemi vendosur, organet që do dalin nga organet përkatëse do të vendosin lidhur me koalicionet”, - përfundoi Oketa.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)