E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bisedimet për qeverinë përsëri në udhëkryq

Lideri socialist grek Venizelos ka deklaruar se nuk është optimist për formimin e koalicionit të ri qeverisës, një javë pas zgjedhjeve që nuk nxorën një fitues të pastër.

Venizelos i ka bërë këto komente pas takimit të rradhës me presidentin Karolos Papoulias së bashku me liderët e “Demokracisë së Re” konservatore dhe liderët e partive të tjera më të vogla.

Venizelos gjithashtu deklaroi se presidenti ka propozuar formimin e një qeverie teknike dhe se takimi i rradhës është shtyrë për të martën. Ky do të jetë raundi i katërt i bisedimeve për krijimin e qeverisë greke, në këtë raund do të marrë pjesë edhe lideri i partisë së majtë Syriza, një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve.

Udhëheqësi i Siriza, blloku majtist i cili doli i dyti nga zgjedhjet 6 majit, refuzoi të marrë pjesë në bisedime.

Syriza ka deklaruar se nuk do të bashkohet me asnjë koalicion i cili mbështet marrëveshjen e shpëtimit me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, marrëveshje kjo që synon shmangien e falimentimit të shtetit grek.

Eurogrupi ka shprehur shqetësim të thellë për fatin e Greqisë dhe të Euro në mbledhjen e fundit të zhvilluar pikërisht ditën e fundit, duke i bërë thirrje Greqisë për qëndrim në Euro pasi në të kundërt rrezikon me siguri falimentimin.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›