E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazment Bardhi mesazh deputetëve të PD: Asnjë të mos shkojë në mbledhjet e komisioneve parlamentare

Asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Komisionet Parlamentare.

Urdhri është dhënë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Përmes një mesazhi, Bardhi u kërkon të gjithë deputetëve që ditën e hënë të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit dhe asnjë të mos mungojë.

Më tej, kërkon që asnjë nga deputetët të mos shkojë në Komisionet Parlamentare, deri në një vendim të dytë të grupit parlamentar.

Mesazhi i Bardhit për deputetët:

PD ka vendosur që deputetët e saj të mos shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!

Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final.

Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ju falënderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›