E Diel, 1 Nëntor 2026

Deti Jon si lumi Jance

Thuhet shpesh qe bota nuk eshte aq e madhe sa ccedilrsquoe mendojme. Dhe ne ditet tona kur veccedilanerisht teknologjite e
komunikimit kane perparuar ne menyre te habitshme kjo thenie eshte po kaq e vertete sa edhe pohimi i antropologeve se te gjitha shoqerite ndryshojne. Ashtu sikurse ne dallim nga plot teori qe konsiderohen reaksionare si ato qe propagandojne racizmin etj argumentohet shkencerisht qe tere njerezit biologjikisht jane njesoj. Korrelacione te tilla provohen kudo me shembuj nga jeta e perditshme e plot vendeve dhe popujve. Jo vetem e atyre qe gjeografikisht dhe historikisht fati i ka vendosur prane njeri-tjetrit por edhe kur distancat e medha ne keto plane kane efektin e tyre.
Tani le shpjegojme sesa teper larg dhe njeherazi sesa shume prane jane dy njesi gjeografike te veccedilanta. Eumlshte fjala per lumin Jance ne Kinen e Azise se Larget dhe per detin Jon qe ndan tre vende ne Europen Jugore. I pari ndonese i lundrueshem lume thirret si shume te tille ne te pese kontinentet. I dyti ndonese rrethon disa ishuj dhe ka ngushticat e veta det thirret neper te cilin lundrojne edhe anije te tonazheve te medha.
Por ajo qe i ka bashkuar nuk ka te beje vetem me marredheniet per shume dekada rresht si diplomatike edhe ekonomike midis dy vendeve qe lagen nga keto njesi ujore pra Kines dhe Shqiperise. Aq sa per vite te tera anijet e se pares deri ne pranimin e saj ne OKB lundronin me flamurin shteteror te se dytes dhe kjo e fundit perfitonte ne mase krahas ndihmave financiare makineri te renda dhe mallra te prodhuara ne vendin me popullsine me te madhe te botes perpara se keto produkte te pushtonin gjeresisht tregjet e medha te te gjithe rruzullit.
Pra ato qe i jane shtuar vitet e fundit katalogut te ketyre marredhenieve kane te bejne me ca ekspozime te Kryeministrit tone aktual ne raport me Kinen e lashte. Sefte nuk mbeti pa u propaganduar qe politikani shqiptar gjate nje vizite atje ua kaloi disa homologeve te tij te huaj ne ngjitjen e Murit Antik duke u nderuar prej Pekinit edhe me nje dekorate per kete akt heroik. Dhe te mos harrojme se per te shkuar te fshati i thelle malor ku lindi dhe u rrit ky politikan duhet kaluar neper ca skerka qe te shpien ne lartesi jo te vogla alpine. Keshtu qe edhe kjo nuk mund te mos konsiderohet nje reference e bashkimit mes dy vendeve tona.
Megjithate me sa u duk kjo nuk mjaftonte. Ka nja dy vjet qe siccedil ka shpallur kabineti i Kryeministrit tone ky qendron per nje kohe te gjate brenda ne uje. Ne bregdetin e Jonit verior Dhermi vjet u pllaqurit per 123 minuta rresht ndersa pak dite me pare e theu rekordin e tij me 4 minuta me teper. Nje konkurrence ambicioze me ish-liderin komunist kinez Mao Ce Dun i cili 44 vite me pare pershkoi me not per plot 65 minuta 15 milje ne lumin Jance. Atehere me 17 korrik te 1966-s ish- Kryetari Mao qe afro 73 vjeccedil ndersa tani Kryeministri yne eshte afro nje dekade me i ri. Ndoshta ky ndryshim ne moshe i jep ketij te fundit avantazhin per te qendruar brenda ne uje per nje kohe me te gjate.
Por kjo nuk ka shume rendesi. Ajo qe i ve disa shqiptare me teper ne mendime eshte lajmi i dhene nga brigjet e Jonit sipas te cilit Kryeministri Berisha ka nje objektiv me impresionues te kaperceje me not ato milje qe pershkojne Kanalin e Korfuzit. Atehere nese eshte ne gjendje ta beje kete show perse nuk e ka bere akoma Mos pret te marre fuqi me te medha Apo ende nuk jane bere gati polumbaret qe duhet ta mbajne ne kurrizet e tyre gjate Kanalit te Korfuzit ashtu siccedil ndodhi atehere ne Jance me ish-Kryetarin Mao
Sidoqofte te gjitha keto njoftime si edhe disa paralelizma qe vetvetiu vihen ne nje distance ajrore prej mbi 15 mije kilometrash midis Shqiperise se vogel dhe Kines se madhe nuk mund te emetoheshin nga ca nepunes te Kryeministrise pa konfirmimin apo hartimin e shefit te tyre. Te ketij shefi i cili pak dite perpara se te niste vjet lsquokampionatinrdquo vetjak dhe ne prag te zhvillimit te zgjedhjeve shume te kontestueshme parlamentare jepte intervista neper gazeta duke i siguruar shqiptaret me ketej dhe mlsquoandej kufirit se ai do te qendronte kurdohere ne krye mbase per 30 35 vjet derisa ta shkepuste prej ketij pozicioni ai i Madhi qe i qendron mbi krye tere planetit. Te ketij shefi i cili nje vit me vone thyen rekordin perseri ne ldquokampionatinrdquo vetjak dhe piketon nje aventure delirante pikerisht ne vigjilje te nje periudhe te veshtire per tere vendin dhe per karrieren e atij vet.
Ketyre diteve ldquoeuforikerdquo u perket edhe publikimi i nje raporti per situaten ekonomike dhe politike ne Shqiperi te hartuar nga nje kompani britanike www.companiesandmarkets.com e cila njihet si konsulente e qeverive te disa vendeve me peshe sikurse edhe e plot konsurciumeve te rendesishme nderkombetare. ldquoPerspektivat e Shqiperise per te ecur me tej ne perpjekjet e saj drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian po pakesohen ne menyre te vazhdueshme si pasoje e aftesive minimale te qeverise per te adaptuar reforma ligjore dhe rregullatore per mjedisin e biznesit.rdquo ndash lexohet midis te tjerash ne kete raport ku nuk mundojne edhe prognoza te zymta si ldquo...ndoshta nga fundi i vitit ka mundesi te arrihet nje marreveshje per ndarje te pushtetitrdquo apo ldquonuk mund te perjashtojme mundesine qe bllokimi te vazhdoje me nje rritje te metejshme te rreziqeve per trazira publike ne shkalle te gjererdquo.
Megjithate tek e fundit na mbeten edhe afro tri jave nga ky muaj i pushimeve te cilat i shtyjne njerezit tane te mbahen me ca gajret dhe nga ato qe degjojne e shohin prej brigjeve te Jonit ne mos te gajasen se paku te nenqeshin.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›