E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellësi TAP, Berisha: Miratojmë marrëveshjen

Qeveria do të miratojë sot në parim marrëveshjen bilaterale mes Shqipërisë-Greqisë dhe Italisë për projetkin e gazsjellësit TAP. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të ndërtuar një rrjet gazsjellësi modern.
 

"Shqipëria ka disa avantazhe të mëdha sepse nuk do të jetë vetëm një vend tranzit po vendi disponon depozita natyrore të mëdha për depozitimin e gazit. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu bërë një qendër e fuqishme e shpërndarjes së gazit drej Gadishullit Apenin por edhe veriut të Ballkanit. Shqipëria ka mundësi ta përdorë gazsjellësin në një rrjet gazofikimi për zonat dhe për të garantuar për qytetetarët ngrohje dhe gatim me kosto të ulët. Shqipëria ka të gjitha mundësitë të ndërtoj termocentrale gazi që janë në nivelet më të ulta dhe të bëhet kështu një eksportues i madh i energjisë elektrike" theksoi Berisha.

Ndërsa e ka cilësuar gazsjellësin TAP si projektin më të rëndësishëm gjatë këtyre 20-vjetëve, kryeministri Berisha theksoi se do të bëhet gjithçka që ky project të përfundojë në fillim të mandatit të 2017-ës.
 

"Kjo marrëveshje miratohet në parim është frut i një pune intensive disa vjeçare dhe të treja vendet në interesin më të mirë kombëtar janë në angazhuar të bëjnë gjithçka sapo vitin e ardhshëm të merret vendimi përfundimtar. Shanset janë pothuajse përfundimtare sepse ky është projekti më fizibël dhe më ekonomiku nga të gjitha projektet e tjera. Ndaj dhe është një moment i veçantë pasi në Shqipëri do të investohen 2 miliard euro. Qeveria angazhohet me një seri grupe punesh për të zhdukur çdo pengesë burokratike dhe për të qartësuar çdo problem pronësie në mënyrë që gazsjellësi të ndërtohet në një kohë rekod dhe të inagurohet në prag të mandatit tjetër të vitit 2017” tha Berisha.

vijon...
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›