E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH zhduk dosjen e vrasjes së Remzi Hoxhës

Ashtu siç pritej, Shërbimi Informativ Shtetëror ka favorizuar të pandehurit e procesit gjyqësor Remzi Hoxha, duke informuar Gjykatën e Krimeve të Rënda se në arkivat e tij nuk ka asnjë informacion që tregon se biznesmeni Hoxha është rrëmbyer nga agjentët e SHISH, raporton Shqiptarja.com.

Në shkresën që kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika i ka kthyer gjykatës, pranohej se të pandehurit Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi kanë qenë në vitin 1995 informatorë të SHISH, por që në arkivat e këtij institucioni nuk është arritur të gjendet asnjë e dhënë që të provonte rrëmbimin e shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›