E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Ballsh, inaguron shkollën "Dervish Hekali"

Kryeministri Berisha ka inauguruar sot gjimnazin "Dervish Hekali" në Ballsh. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë theksoi se shkolla e re, e cila shënon standardet më të larta të një institucioni mësimor modern e bashkëkohor është e pajisur me 24 klasa, 4 laboratorë dhe përbën një investim prej qindra milionë lekësh dhe me një kapacitet prej 1040 nxënësish.
 

"Nga 2006 kemi në qendër fëmijët dhe shkollimin e tyre dhe nga ky vit kemi ndërtuar 1000 shkolla në vend. Në qarkun e fierit janë ndërtuar 96 shkolla nga të cilat 26 janë ndërtuar nga fillimi. Do të bëjmë gjithçka që edhe gjatë mandati tjetër të ndërtojmë shkolla” theksoi Berisha.
 

Me premtimin se qeveria do të bëjë gjithçka për edukimin e brezave dhe ndërtimin e shkollave, kryeministri tha se nuk mund të ketë dhuratë më të mirë për dëshmorët në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë sesa shkollat e reja e moderne.
 

"Vit jubilar i 100-vjetorit dhe sot përulemi me nderim për të rënët për liri, ndër ta edhe Dervish Hakali. Ne nderojmë më së miri dëshmorët duke ndërtuar shkolla. Vendi po ecën flutimthi drejt vendeve të zhvilluara. 92 % e nxënësve po ulen në gjimnaze ndërsa në universitet po ulen më shumë se 70 përqind e maturantëve” shtoi Berisha.

Ndërkohë në përurimin e gjimnazit "Dervish Hekali" në Ballsh ishin të pranishëm edhe deputeti Sokol Olldashi, ministri i arsimit Eqerem Tafaj, prefekti Robert Bitri dhe kreu i qarkut Artur Shehu.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›