E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellësi TAP diversifikon burimet energjetike dhe sjell përfitime për tregun

29-06-2013 / Gazeta 55

Zëdhënësja e KE-së Marlene Holzner në një intervistë për mediat shqiptare

Gazsjellësi TAP është një mënyrë për të diversifikuar burimet energjetike për tregun europian, thotë në një intervistë zëdhënësja e KE-së Marlene Holzner. Sipas saj në të ardhmen nuk përjashtohet edhe ndërtimi i një gazsjellësi tjetër, pasi nevojat e tregut janë të mëdha.

Znj.Marlene, Shah Deniz II vendosi të përzgjedhë TAP për transportin e gazit natyror nga Ksapiku në BE. C’domethënie ka kjo për Bashkimin Europian?
Ky është një lajm shumë shumë i mirë për Europën. Për herë të parë në histori ne do kemi një gazsjellës për transportin e gazit natyror nga Kaspiku drejt e në Europë.

Ju thatë që është hera e parë në histori që Europa do të marrë gaz natyror nga Kaspiku. Çfarë përfitimesh ekonomike sjell ky gazsjellës për Europën?
Në të ardhmen, Europa do të ketë shumë nevojë për gaz. Ne kemi vendosur të kemi furnizues të ndryshëm për këtë nevojë në rritje për gaz ne Europë, në mënyrë që të diversifikojmë burimet. Është njësoj si të bësh zgjedhjen tënde më të leverdishëm midis 6 supermarketeve në qytetin tënd, në vend që të kesh vetëm një supermarket. Nëse ka ndonjë krizë tjetër energjie, siç ka ndodhur në të shkuarën, Europa tashmë ka burime të ndryshme furnizimi përmes gazit që vjen nga Azerbajxhani. Kjo është shumë e dobishme edhe për konkurrencën, pasi kjo ul çmimet e gazit në Europë në dobi të qytetarëve europianë.

Një nga tre vendet përmes të cilëve kalon gazsjellësi është Shqipëria, që ndryshe nga Greqia dhe Italia nuk është shtet anëtar. A e vendos kalimi i këtij gazsjellësi Shqipërinë në një pozicion strategjik përkrah BE-së?
Interesi ynë parësor është që të gjitha shtete europiane që kanë nevojë për gaz shtesë, të mund të kenë një burim të ri gazi. Vendet që janë më shumë të varura nga kërkesa për gaz janë Bullgaria, Rumania dhe Hungaria. Por interesi tjetër yni është që rajoni i Ballkanit të ketë mjaftueshëm gaz përmes TAP.

Fillimisht ishin dy projekte, Nuk u përzgjodh NABUKO por TAP. Dëgjova presidentin e KE-së Barroso që pas takimit që pati me presidentin e Azerbajxhanit deklaroi, që në të ardhmen mund të ndërtohen dy gazsjellës nga Kaspiku. Sa të sigurt jeni për këtë? Do ketë vërtet dy apo do jetë vetëm TAP?
Momentalisht përmes TAP ne do furnizohemi me 10 miliard metër kub në Europë. Por presidenti i Azerbajxhanit kur erdhi në Bruksel na siguroi, se Azerbajxhani ka shumë më tepër gaz në dispozicion. Azerët shpresojnë që të na shesin shumë më tepër gaz në të ardhmen. Në këtë rast, nëse Azerbajxhani do të na shesë edhe më shumë gaz, atëherë ky gaz shtesë nuk do të kalojë ndoshta domosdoshmërisht nga Shqipëria për në Itali, por mund të përzgjedhë dhe një rrugë tjetër që mund të jetë NABUKO.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›