E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, motori përplas një grua bashkë me dy fëmijët e saj

TIRANE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, ku një motor ka përplasur një grua, bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Babrru, rreth orës 20:00.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, 38-vjeçari Alfred Kuliçi, ndërsa Fatbardha Isufi dhe dy fëmijët e saj kanë marrë plagë të lehta.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se drejtuesi i motorit ka tentuar të shmangë përplasjen, por është rrëzuar nga motori dhe ka përplasur kokën në tokë. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin ushtarak, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Dy aksidente në Burrel e Librazhd, një i vdekur, gjashtë të plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›