Gazsjellesi TAP pasqyrim ne mediat e huaja

Mediat e huaja i kanë kushtuar një rëndësi të vecantë nënshkrimit të memorandumit për gazjellësin TAP. Mediat, italiane greke dhe faqet ekonomike europiane kanë vlerësuar investimet që Shqipëria po bën në sektorin e energjisë. Dokumenti i nënshkruar është një memorandum mirëkuptimi, i cili shënon hapin e parë në nivel politik, që do të pasohet nga analiza teknike për infrastrukturën e re. Më vonë, pasi negociatat të hyjnë në një fazë tjetër, do të nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin. Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, ku të tre vendet kanë shprehur synimin e tyre për të bashkëpunuar në ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), do t'i lidhë ato, duke sjellë gazin nga fushat Azerbajxhanit drejt Perëndimit.
Ndër të tjera Reuters shkruan se prodhuesit në Shah Deniz II në Azerbajxhan, planifikojnë të eksportojnë rreth 16 bilion metra kubikë në vit nëpërmjet Turqisë në Europë nga viti 2017 ose 2018. Reuter më pas e klasifikon TAP si një nga projektet e shumta për të marrë gazin nga gjiganti i Azerbajxhanit Deniz Shah me synimin për të reduktuar varësinë nga furnizuesit aktualë përfshirë këtu dhe Rusinë.
Ndërsa Business neu Europe, e cilëson këtë marrëveshje si një shtysë për investime më të mëdha që po ndërmerren nga Shqipëria në sektorin e energjisë. Në këtë analizë vlerësohet gjithastu se Tirana po bën përpjekje për të rritur prodhimin duke u bërë një aktor i rëndësishëm në tregun rajonal të energjisë. Shkrimi mbyllet me një citim të kryemistrit të Shqipërisë Sali Berisha i cili shprehet se Shqipëria ka potencialet për të kthyer në një faktor të fuqishëm rajonal për eksportin e gazit natyral në Apenine si dhe në veri të Ballkanit. “Shqipëria do të shfrytëzojë këtë rast për të përdorur gazsjellësin për të ndërtuar një rrjet në të gjithë vendin dhe të sigurojë ngrohjen për qytetarët e saj me një kosto të ulët,” përfundon Berisha.