Konsorciumi amerikan pranë fitores në garën për Albpetrolin?
Konsorciumi amerikan Vetro Silkroad pritet të jetë fituesi i tenderit për kompaninë Albpetrol.
Kështu raporton e përditshmja Shqip, që shkruan se ka mbërritur vlerësimi nga kompania Patton Boggs. Në raportin final të saj thuhet se oferta prej 850 milion euro është më e mira, jo vetëm në planin financiar.
Mësohet se janë kryer dy verifikime për këtë çështje dhe amerikanët e Patton Boggs e kanë marrë tashmë vendimin.
Ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i Ilir Metës për këtë çështje, pasi ai ka deklaruar se nuk ka rëndësi oferta monetare, por serioziteti i kompanisë. Kurse Jozefina Topalli deklaroi se më të rëndësishme janë paratë.
Për Albpetrolin u zhvillua një garë interesante, pasi oferta e parë ndryshonte shumë nga ofertat e tjera.