Prifti komenton privatizimin e Albpetrol: Duket në rrugë të mbarë!

Ish- ministri i Ekonomisë, deputeti Dritan Prifti, komentoi rezultatet e tenderit për privatizimin e Albpetrolit.
“Si ish-ministri qe zgjodhi konsulentin amerikan te privatizimit dhe filloi procesin, shpreh kenaqesi per cmimin e larte dhe paparashikuar qe eshte ofruar. Eshte sukses i konsulentit te huaj qe arriti te bind ofertuesit per kete vlere. Askush ne qeveri nuk e imagjinonte qe do ofroheshin 850 milion euro. Procesi duhet te zgjidh nje problem deri ne perfundim. Duhet te tregohet kujdes per mbi 3000 punonjes qe do dalin pa pune duke i ofruar atyre mbrojtje dhe shperblim. Me kete rast duhet zgjidhur perfundimisht dhe statusi i naftetarit, sepse jane sakrificat e brezave te naftetareve qe krijuan kete vlere per kompanine“, tha Prifti.