Gazsjellësi mund të kalojë nga Shqipëria
24/06/2011 Kryeministri Berisha takim me presidentin e Azerbajxhanit Iliham Alyjev
Në qendër të diskutimit në Krans-Montana energjetika dhe turizmi
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me presidentin e Azerbajxhanit Iliham Alyev, me të cilin ka biseduar në lidhje me mundësitë që ka Shqipëria për kalimin e gazsjellësit transadriatik, një nga veprat më të mëdha të këtij lloji. Nga ana e tij presidenti Alyev u shpreh se do të dërgojë një mision të posaçëm, i cili do të monitorojë jo vetëm fizibilitetin për kalimin e gazsjellësit, por dhe mundësitë që ka Shqipëria për investime të tjera, sidomos në sektorin e energjetikës. Një fakt të tillë, pra kalimin e gazsjellësit nëpërmjet Shqipërisë, kryeministri shqiptar e përmendi dhe gjatë fjalës së tij në samitin e Krans-Montanës, që u zhvillua dje në kryeqendrën Evropiane. “Shqipëria ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një superfuqi e vogël rajonale për energjinë e gjelbër, prandaj shumë përzemërsisht ftoj investitorët të konsiderojnë investimin në fushën e energjisë në vendin tim. Duke qenë vendi më perëndimor i Ballkanit, Shqipëria përbën gjithashtu trajektoren më fizibël për të gjithë gazsjellësit. Prandaj së bashku me mikun tim, presidentin Aliyev, po presim për të bërë realitet projektin më fizibël të gazsjellësit, atë transadriatik, një projekt më i shkurtër, më i shpejtë për t’u ndërtuar dhe që pa dyshim ka një të ardhme të madhe. Përveç kësaj Shqipëria është një vend me burime të mëdha nafte, ka rreth 6 miliardë fuçi depozita nafte”, - tha Kryeministri. Sipas tij, për sa u përket burimeve ujore mund të thuhet se Shqipëria është një Danimarkë e vogël në Ballkan dhe investimi në energjinë e pastër do të ishte me shumë leverdi për investitorët e huaj. Në fjalën e tij Berisha la të kuptohej se tanimë Shqipëria ka hequr dorë nga ideja e ndërtimit të një centrali bërthamor, sidomos pas incidentit të Fukushimës, i cili u shoqërua dhe me një qëndrim të ashpër të liderëve botëror. “Shqipëria në vetvete është një Norvegji e vogël në Ballkan, që do të thotë një vend shumë i pasur me ujëra. Ne vendin tim do të ndërtohen 443 stacione hidroenergjie falë një ligji shumë të mirë. Janë nënshkruar 220 kontrata me 220 investitorë privatë, 36 stacione hidroenergjie janë në ndërtim e sipër. Njëri prej tyre është projekti më i madh në Evropë, i cili po realizohet nga kompania EVN e Austrisë dhe “Statkraft” e Norvegjisë”, - tha kryeministri.
Një sektor tjetër sipas Berishës me leverdi për t’u investuar është dhe turizmi, i cili sipas kreut të qeverisë vitet e fundit ka pësuar rritje të konsiderueshme. “Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Ajo ka bregdetin më të mirë. Ju mund të gjeni Zvicrën pranë detit, Shqipëria ka lartësinë mesatare mbi nivelin e detit më të madhe në Evropë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar dhe turizmi është duke lulëzuar. Në vitin 2005 Shqipëria u vizitua nga 300 mijë turistë, ndërsa vitin e kaluar 3.5 milionë turistë vizituan këtë vend dhe për këtë vit Shqipëria është shpallur nga disa agjenci botërore udhëtimi, si vend i parë për t’u vizituar”, - tha kyeministri
Në lidhje me gazsjellësin kryeministri u shpreh: “Së ashku me mikun tim, presidentin Aliyev, po presim për të bërë realitet projektin më fizibël të gazsjellësit, atë të transadriatik, një projekt më i shkurtër, më i shpejtë për t’u ndërtuar dhe që pa dyshim ka një të ardhme të madhe.”
Sipas Berishës, sektor me interes është dhe turizmi. “Në vitin 2005 Shqipëria u vizitua nga 300 mijë turistë, ndërsa vitin e kaluar 3.5 milionë turistë vizituan këtë vend dhe për këtë vit Shqipëria është shpallur nga disa agjenci botërore udhëtimi si vend i parë për t’u vizituar”, - tha kryeministri