E Diel, 1 Nëntor 2026

Gbagbo, nuk largohet nga presidenca

Liderët e vendeve të Afrikës Perëndimore kanë përfunduar misionin e tyre në Bregun e Fildishtë duke mos arritur të bindin Presidentin e vendit, Laurent Gbagbo, të lërë paqësisht postin.
 

Ata shpresonin se Gbagbo do të kalonte pushtetin tek Allasane Ouattara, i njohur nga komuniteti ndërkombëtar si fitues i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Presidenti Gbagbo refuzoi t`i lërë vendi fituesit të zgjedhjeve edhe pse liderët kërcënuan me aksione ushtarake.

Mosmarrëveshja ka shkaktuar trazira të mëdha në Bregun e Fildishtë, me dhjetëra të vdekur dhe mijëra persona që lanë vendin për tu larguar në Liberi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se vendi është në prag të luftës civile.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›