E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Geca: Akset rrugore nacionale në Kukës, të qarkullueshme normalisht

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ I gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 700 m.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Agron Geca bëri të ditur si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe borës.

Sipas Gecës, subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.

Aktualisht, sipas Gecës, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›