E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi vijon sulmet mbi rebelet

Forcat besnike te kolonel Gedafit kane nisur një sulm me avion luftarake kundër forcave rebele ne portin me te madh te naftës ne qytetin Ras Lanuf. Avionët kane nisur bombardime shume pranë vendndodhjes se rebeleve ne qytetin lindor te Libisë. Sulmet janë komentuar nga vete ushtaret e kolonelit si e vetmja mundësi për te rimarre kontrollin e qyteteve me kryesore te vendit. Duke përdorur avionë luftarake, arme zjarri te helikopterëve dhe artilerinë e rende, ushtaret mbështetës te Gedafit kane arritur gjate natës te marrin kontrollin mbi qytetin e Bin Jawad. Ndërkaq planet për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi janë shume pranë një vendimi përfundimtar. Britania e Madhe dhe Franca po hartojnë një rezolute për këtë çështje, e cila do te diskutohet gjithashtu nga ministrat e mbrojtjes se NATO-s. vendet arabe e kane mbështetur idenë për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi dhe kane bere thirrje për një mbledhje urgjente te Ligës Arabe. Krerët e këtyre vendeve kane dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga kolonel Gedafi mbi rebelet vendas.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›