E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhak Shirak në përballje me drejtësinë

Ish-presidenti francez, Zhak Shirak, është gati për t?u përballur me akuzat se ka keqpërdoruar fondet publike në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit, përpara se të zgjidhej president i vendit. Z. Shirak është akuzuar se ka paguar nga viti 1977 deri në vitin 1995 paga për persona dhe për punë, të cilat nuk ekzistonin në Bashki. Por 78-vjeçari, kurrë nuk i ka pranuar akuzat. Zhak Shirak është i pari dhe deri mi tani i vetmi ish-kryetar i shtetit francez i cili përballet me padi kriminale, pas akuzave për tradhti për Marshal Petain pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas ligjit francez, ish-presidenti Shirak nuk është i detyruar të paraqitet në gjyq për t?u përballur me akuzat, por ai ka vendosur të shkojë, pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore. Vitin e kaluar gjykata arriti një marrëveshje me ish-presidentin dhe partinë e udhëhequr dikur nga ai, e cila kapte shumën e 2.2 MLN eurove, por prokuroria nuk u mjaftua me aq, por kërkoi hetim të çështjes. Nëse akuzat ndaj tij do të vërtetohen, Shirak mund të dënohet me së paku 10 vjet burg.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›