E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi vizite historike ne Itali

Lideri historik i Libise Muamar Gedafi ka filluar nje vizite dyditore ne Itali, duke treguar edhe njehere permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve. Gjate takimit me presidentin e vendit Xhorxho Napoletano, Gedafi tha se midis Italise dhe Libise eshte mbyllur kapitulli i kolonializimit, kjo fale kurajos te treguar nga kjo gjenerate e re e italianeve. Me heret atij iu rezervua nje pritje madheshtore nga kryeministri i vendit Silvio Berluskoni. Por vizita e tij ka shkaktuar pakenaqesi te madhe te opozita, e cila ka protestuar ashper duke e quajtur si turp organizimin e nje takimi te Gedafit ne senat. Mediat italiane e kane vleresuar si provokues zbritjen e liderit libian nga avioni, i cili pervec uniformes se kolonelit, kishte vene nje foto me imazhin e nje prej kryengritesve me te medhenj kunder pushtimit italian. Vete Gedafi theksoi disa here se vizita ne Itali erdhi pasi, autoritet me te larta i kane kerkuar te falur popullit te Libise per vuajtjen e shkaktuar, gjate periudhes kolonialiste nga viti 1911 -1941.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›