E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimi i Durrës-Kukës, shqetëson qarqet në Maqedoni

Shkup -Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, duke se ka shqetësuar jo pak qarqet shtetërore dhe të biznesit në Maqedoni. Ndërtimi i kësaj rruge, do të shmangë Maqedoninë në transportin e njerëzve dhe të mallrave, veçanërisht në drejtim të Kosovës. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se gati të gjitha vendet e rajonit po investojnë në infrastrukturën rrugore, duke filluar nga segmenti i rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës, investimet prej 10 miliardë dollarë për rrugët në Kroaci dhe ndërtimi i katër autostradave në Serbi që janë pjesë e korridorit 10.

Në Maqedoni nuk po zhvillohen punime në sferën e ndërtimit të autostradave. Një nga projektet e vetme është ndërtimi i autostradës prej 7 kilometrave që lidh Kumanovën me vendkalimin Tabanoc me Serbinë. Qeveria me rebalancin e buxhetit për vitin 2009 ka ndërprerë projektet e paralajmëruara kapitale për ndërtimin e rrugëve ndërkombëtare. (start/ina)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›