NATO diskuton per Kosoven
Ministrat e mbrotjes te Natos zhvillojne diten e sotme takimin e shumepritur ku do disktutojne per ceshtje te rendesishme per aleancen , duke filluar me zvogelimin e trupave te Natos ne Kosove , por edhe luften ne Afganistan. Mediat e huaja raportojne se ministrat mund te bien dakort per shkurtimin e trupave ne Kosove nga 15 mije ne 10 mije , pasi situata politike dhe siguria ne vend eshte permisuar ndjeshem. Pike tjeter qe pritet te sjelle debat eshte lufta ne Afganistan dhe dergimi i trupave shtese nga aleatet. Nje komandant i NATO-s tha se trupat duhet te jene dislokuar perpara zgjedhjeve presidenciale te Afganistanit qe mbahen ne muajin gusht. Por europianet po tregohen te lekundur per te forcuar pranine e tyre me trupa ne Afganistan.Uashingtoni synon gjithashtu te shtoje trajnimet e ushtrise dhe policise afgane.