E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet situata ne Shkoder uji terhiqet nga rruget

Shkodranet kane filluar te besojne ne kohe me te bukur. Keshtu ishte dita e djeshme per shume banore te qytetit por edhe te rrethinave kur arriten te shquanin dyshemene e banesave. Ne shume territore uji ishte larguar duke bere qe banoret te marrin fryme me lehte. Qindra banesa me pare ishin nen uje mijera banore ne kerkim te shpetimit si dhe dhjetera segmente rrugore te bllokuara teresisht. Vetem pak ore nen nje atmosfere me te permiresuar meteorologjike dhe me bashkimin e te gjitha strukturave te shpetimit eshte bere edhe menaxhimi i situates.

Ndihma nga vendi dhe nga shtetet e tjera fqinje brigada punetoresh ne permiresimin e rrugeve te demtuara specialiste ne mbarevajtjen e hidrocentraleve forca ushtarake dhe policore ne shpetimin e jeteve njerezore. Me te gjithe keta protagoniste por jo vetem bilanci i fatkeqesise natyrore eshte vetem ekonomik. Niveli i ujit qe kishte perfshire Shkodren arriti deri ne 18 mije hektare e ndersa gjendja aktuale tregon nje permiresim te ndjeshem deri me 11 mije hektare. Nderkaq banoret pjeserisht u jane kthyer banesave te tyre e ne menyre periodike furnizohen me ushqime.

Mijera tone ushqime uje dhe veshje furnizojne Shkodren qofshin keto nga rezervat e shtetit por edhe nga ndihmat e vendeve fqinje si Italia Greqia e Turqia.

Nderkohe vemendja e policise kryesisht ka qene e perqendruar ne zonat me problematike ne fshatrat e komunave Dajc Ana e Malit Berdice Velipoje Bushat Gur i Zi dhe ne lagjet e permbytura te qytetit Shkoder. Shtabi i Emergjencave njofton se policia ka mbuluar me efektive policie te gjitha zonat e permbytura te cilet jane atashuar prane komunave dhe ne fshatrat problematike me sherbim 24 ore pa nderprerje. Te gjitha akset rrugore problematike qe jane te permbytura mbulohen rregullisht 24 ore me sherbime policie duke mos lejuar kalimin e automjeteve me qellim qe ato te mos rrezikohen - njofton shtabi. Uji nderkohe sipas shtabit ka rene serish nga 10 deri ne 20 centimetra ne zona te ndryshme te Shkodres dhe vetem ne nje rast ka pasur perkeqesim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›