Tarantino n146Skene
Gjaku dhuna dashuria qe shnderrohet ne urrejtje bashke me ulerimat jane pjese e pjeses 147Natural Born Killers148 te performuar nga trupa e Universitetit te Arteve te Bernit qe u shfaq te merkuren mbrema ne Teatrin Kombetar te Kosoves ne kuader te gares nderkombetare te teatrit ne festivalin SKENA UP.
Personazhet ishin nga me te ndryshmet - sikur ne nje udhetim neper kohe - vajza me paruke qe dukeshin si tranvestite deri te djali me kapele t146cowboy146it dhe sigurisht cifti biond - qe shprehte dashuri duke u martuar derisa zeri i tyre kumbues me shume pershtatej per opera se sa per teater. Emri i shfaqjes le te kuptosh se bizariteti eshte elementi me perberes i saj por kjo nuk e arsyeton aktrimin dhe menyren e paraqitjes qe ishte e barabarte pothuajse me asgje.
Teatri u be kinse per martese dhe unazat kishin humbur. Ata nuk e donin njeri tjetrin dhe pasioni nuk gjente vend. Ta prezantosh te keqen nuk do te thote te cmendesh sikur benin aktoret dhe te kalohet ne qesharaken nga aktrimi.
Puthja eshte element qe krijon ndjenja por ato puthje qe pame ne skene ishin te egra e u mungonte ndenja dhe ngadale aktoret per disa minuta kaluan ne orgji te llojit te vet. Mandej munguan rolet e qarta te burrave dhe grave sepse nuk dihej cili i takon ciles gjini - nje aktore bertiste me shume se nje burre e njerit aktor i rrinte me mire fustani se sa vajzave te lakuriquara.
Te mundohesh te shfaqesh Tarantino146n ne teater eshte paksa e veshtire - ata ishin inspiruar shume nga filmi dhe per kete arsye mendonin se ishin para kamerave e jo ne skene teatri dhe keto ndryshojne nga njera tjetren. Filmi dhe teatri ndryshojne - sidomos ne aktrim apo performance.
Derisa trupa nga Zvicra nuk e ka kuptuar mire kete dallim qe sjelle sukses por edhe deshtim. Ata qe percollen shfaqjen me pak duartrokitje u kthyen te zhgenjyer. Fillimet e shfaqjes te jepnin ndjenjen se ketu do te luhet dicka interesante por me pas fillon nje deshtim teatror ku mungonte porosia per shikuesit dhe shpesh situata kalonte ne tallje nga spektatoret per shkak se aktrimi kalonte ne monotoni e shfaqjes kjo me se paku i duhej.
Ata qe kane vene ne skene kete shfaqje kane harruar se mungesa e mesazhit qe duhet te jep shfaqja e vret vete shfaqjen. Vetem krismat e revoles qe vritnin personazhet e zgjonin publikun nga 147gjumi148 i monotonise.