E Diel, 1 Nëntor 2026

Gejts Amerikanet po i detyrojne talebanet te terhiqen

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts tha sot se pjesetaret e ushtrise se Shteteve te Bashkuara i kane detyruar talebanet qe te terhiqen gjate njeres prej betejave me te ashpra ne pjesen jugore te Afganistanit.

Duke folur ne nje baze ushtarake amerikane ne provincen Helmand zoti Gejts tha se ushtaret amerikane kishin bere ndryshim prej se kishin arritur ne rajon ne vere te vitit 2009.

Megjithate sekretari Gejts tha se kryengritja nente vjecare eshte larg nga disfata.

Keto komente ai i beri para se Shtepia e Bardhe ta shqyrtoj rritjen prej 30 mije trupave te miratuar nga presidenti Barak Obama ne muajin nentor te vitit te kaluar.

Ne Afganistan aktualisht gjenden afro 100 mije ushtare amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›