Mitrovice strukturat paralele kercenojne serbet per zgjedhjet

Strukturat paralele serbe qe veprojne ne veri te Kosoves kane ndermarre nje fushate te hapur kunder zgjedhjeve parlamentare qe zhvillohen kete fundjave.
Veriu i qytetit te Mitrovices dhe disa zona te tjera kane gdhire sot te mbushura me postera qe bejne thirrje kunder daljes se serbeve ne keto zgjedhje. Jo zgjedhjeve shqiptare Jo zgjedhjeve te nje shteti te rreme Kosove Bojkotoni zgjedhjet e shqiptareve etj. jane disa nga thirrjet qe permbajne keto postera.
Sipas mediave kosovare keto postera jane vendosur nga militante te Partise Demokratike te Serbise e Vojislav Koshtunices e cila ne Kosove udhehiqet nga ekstremisti Marko Jakshic si dhe Keshilli Nacional Serb KNS per veriun e Kosoves i Milan Ivanovicit.
Mediat theksojne se keto dy organizma si dhe MUP-i i Serbise ne krye me Gjorgje Dragovicin-Gjole eshte duke ushtruar presion mbi qytetaret serbe te veriut te Kosoves dhe te Mitrovices qe te mos dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Gjithashtu theksohet se MUP-i KNS-ja dhe DSS-ja jane duke kercenuar hapur bashkekombesit e tyre duke i cilesuar ata qe dalin ne zgjedhje si tradhtare ndersa MUP-i i Serbise madje i ka kercenuar me jete serbet qe do te marrin guxim te dalin ne keto zgjedhje. Kjo strukture e pushtetit te Beogradit e infiltruar ne Kosove u ka bere thirrje policeve te Kosoves qe te mos sigurojne kutite e votimeve.