Gejts: Presioni ushtarak ndaj talibanëve, mundësi për paqe
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Robert Gejts, ka thënë sot se presioni ushtarak ndaj talibanëve, mund të çojë deri tek “mundësia reale” për bisedime paqeje.
Gejts foli gjatë një konference të sigurisë në Singapor duke theksuar se “mundësia për bisedime politike dhe pajtimi mund të jenë të mjaftueshme për ofruar shpresë për progres”.
Ai ka thënë se talibanët duhet të ndërpresin lidhjet, te cilat i kanë me Al Kaidën dhe të dorëzojnë të gjitha armët, nëse duan që të kenë qasje në jetën politike në të ardhmen e vendit.
Presidenti Barak Obama, ka vendosur muajin e ardhshëm, si fillim të largimit të trupave amerikane nga Afganistani dhe fundin e vitit 2014, si kohën kur forcat amerikane dhe ato të NATO-s të transferojnë përgjegjësitë e sigurisë tek forcat afgane.