E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO përdor helikopterët sulmues në Libi

NATO ka njoftuar se sot për herë të pare, ka përdorur helikopterët për sulmet në Libi. Aleanca Atlantike, përmes një deklarate ka njoftuar se “helikopterët sulmues nën udhëheqjen e NATO-s, janë përdorur për herë të parë në 4 korrik 2011 në operacionet ushtarake mbi Libinë”.

NATO ka thënë se caqet e bombarduara përfshijnë automjetet ushtarake, pajisjet ushtarake dhe forcat tokësore, pa dhënë detaje të sakta ku kanë ndodhur sulmet.

Deklarata thotë se përdorimi i helikopterëve i ofron operacioneve të NATO-s në Libi fleksibilitet shtesë që të gjejë e sulmojë forcat e liderit libian, Muamer Gadafi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›