E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gejts dhe Rasmusen, mbështesin planin e Obamës

Sekretari në largim i mbrojtjes i SHBA-së, Robert Gejts dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen kanë mbështetur vendimin e Obamës për tërheqjen e 33 mijë trupave nga Afganistani deri në verën e vitit 2012.

Gejts, i cili lë postin në fund të këtij muaji, ka thënë në një deklaratë se plani i tërheqjes do t`u ofrojë komandantëve ushtarakë në Afganistan mjaft resurse, kohë dhe fleksibilitet, që të çojnë misionin në Afganistan drejt përmbylljes së suksesshme.

Rasmusen tha në një deklaratë se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani është një “rezultat i natyrshëm” i përparimit kundër militantëve.

Rasmusen tha se talibanët mbesin nën presion dhe se forcat afgane të sigurisë, po forcohen çdo ditë e më shumë që të udhëheqin sigurinë në vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›